Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Si turistë, çdo tre muaj trafikantë droge nga Shqipëria në Itali

Si turistë, çdo tre muaj trafikantë droge nga Shqipëria në Itali

09:21, 01/12/2018
A+ Aa A-

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet trafiku droge ku përfshiheshin mjaft shqiptarë në kuadrin e operacionit Boomerang. 7 persona janë arrestuar, ndër ta një grua dhe në  total, 20 persona janë në hetim.

Shpërndarësit e drogës ishin të rekrutuar nga Shqipëria dhe qëndronin  tre muaj, aq sa ua lejonte viza Shengen, por nxirrnin fiitime marramendase në një dyqan gjatë 24 orëve, pasi shfrytëzonin maksimumin e turneve për të shitur drogë.

Shpërndarësi vinte si turist në Altotevere dhe vendosej në zonë për një periudhë tremujore. Ai e organizonte punën që ta kishte hapur dyqanin gjatë 24 orëve me qëllim që të përmbushte kërkesat e klientëve për drogë pa ndërprerje. Pasi i përfundonte afati 3- mujor i vizës, ai kthehej në Shqipëri për të humbur gjurmët.

E gjithë kjo histori nisi në shkurt të viti 2017, pas disa episodeve me drogën që kishin shkaktuar alarm në Alto Tevere, nga Umbertide në Citta di Castello.

Me fillimin e hetimeve nga ana e Policisë në Citta di Castello dhe Umbertide, çuan në zbulimin e një rrjeti droge të drejtuar nga shqiptarët në nivel lokal, që funksiononte ditën dhe natën, duke rekrutuar shpërndarës të rinj.  

Në kuadër të operacioni Boomerang, 7 persona tashmë janë arrestuar përfshirë një grua dhe 15 të tjerë të denoncuar për shpërndarjen e substancave të ndryshme.

Gjatë hetimeve u kap një sasi e madhe droge por edhe sende, kryesisht telefona celularë, që ishin lënë peng nga ‘klientët” në këmbim të dozës së përditshme.

Të ardhurat e këtij aktiviteti kriminal arrinin në 30 mijë euro në muaj.

 Operacioni përfundoi me arrestimin e 20 personave, ialianë, shqiptarë dhe afrikanë dhe emrat e tyre pritet të njoftohen./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco