Vjen parashikimi/ Ky është moti i javës së parë të Dhjetorit

Vjen parashikimi/ Ky është moti i javës së parë të Dhjetorit

23:33, 30/11/2018
A+ Aa A-

Dy ditët e para të dhjetorit do të jenë vërtetë dimër.

Temperatura të ulëta deri në minus në vendet malore do të karakterizojnë ditën e Shtunë dhe të Dielë.

Por më pas, nisur nga e Hëna temperaturat do të rriten.

Më poshtë keni parashikimin e motit nga Meteoalb:

Moti në vijim:

Fundjava paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në ekstremet Veri – Jug ku priten reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat rriten me 2-3°C të shtunën, rritje më të ndjeshme sjell e diela.

Të njëjtat kushte të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dhe reshje të pakta e të izoluara, vijojnë mbi territor deri më datën 5 -6 dhjetor.

Ditët e para të dhjetorit sjellin temperatura relativisht të larta, më e ndjeshme kjo gjatë mesditës kur maksimumi në rang territori ngjitet në 22°C ndërsa minimumet luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 11°C, gjatë mëngjeseve në zonat bregdetare dhe të ulëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco