Zbardhen detajet, ja pse u vetëvra çifti i të moshuarve në Berat, paralajmërimin e kishin bërë

Zbardhen detajet, ja pse u vetëvra çifti i të moshuarve në Berat, paralajmërimin e kishin bërë

16:57, 30/11/2018
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Berat mëngjesin e sotëm, zbardhen detajet të reja, për shkakun pse një çift të moshuarish u hodhën nga kati i gjashtë i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Burrë e grua Kujtim dhe Këze Agalliu 78 dhe 70-vjeç, jetonin vetëm, pasi fëmijët jetonin jashtë vendit, ndërsa për ta kujdesej një grua e cila nuk ndodhej në banesë në atë moment. Gjithçka përreth pallatit është një kantier ndërtimi.

Çifti Agalliu, mësohet se në muajin qershor të këtij viti ishin zhvendosur nga fshati Qerreshnik i rrethit të Beratit drejt lagjes “30 Vjetori”, ku fëmijët i kishin blerë një banesë në katin e tetë të një pallati të ri të sapo përfunduar. Dy djem të familjes mësohet se jetonin në Itali, ndërsa një djalë tjetër i tyre dhe vajza jetonin në Greqi.

Burri mësohet se vuante prej dy vitesh nga probleme të shëndetit mendor dhe skizofrenia, për të cilat kurohej me medikamente. Ndërkohë që gruaja i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi ishte konstatuar me tumor. Sipas hetimeve të para dyshohet se ka qenë burri ai që ka hedhur nga ballkoni gruan e tij duke e shtyrë atë dhe më pas është hedhur dhe vetë.

Burime nga të afërm të çifti në vendngjarje konfirmojnë se çifti prej kohësh ka deklaruar se do të vetëvritej nëse nuk i kthenin në fshat, por duket se askush nga fëmijët nuk e ka menduar seriozisht këtë kërcënim.

“Dy djem i kanë në Itali, një djalë tjetër dhe vajzën e kanë në Greqi. Burri vuante nga depresioni, gruaja ishte më sëmundje. Halla ishte 70-vjeç, burri 78-vjeç”, deklaroi një e afërme e çiftit.

Policia ka marrë në pyetje banorë të lagjes, ndërkohë që pritet të pyeten edhe të tjerë të afërm, gjë e cila do të zbardhë përfundimisht këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë që nga hetimet e para, sipas policisë

Burrë e grua, Kujtim dhe Këze Agalliu 78 dhe 70-vjeç, janë gjetur në pajetë në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori". Kanë qenë shërbimet e patrullës të parët që kanë konstatuar se çifti i moshuar ndodhej pa jetë në tokë dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë.

Policia bën të ditur se trupat e pajetë janë konstatuar poshtë pallatit të sapondërtuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të premte dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë parë skenën e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco