Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arrestohet hajduti i makinave në Shkodër. Emri

Arrestohet hajduti i makinave në Shkodër. Emri

11:58, 30/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim pasi akuzohet për vjedhjen e 3 makinave.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin Malësi e Madhe u ndalua shtetasi në kërkim:

Mentadent Veinca, 27 vjeç, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe,

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, pasi ky shtetas ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht;

Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin  në pronësi të shtetasit Gj. Q.

Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin  në pronësi të shtetases F. Xh.

Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj.  mjetin  dhe nje Lopë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gui30/11/2018 13:02

Po ktij i kane vene emer kolinozi? ????????????????

Shto koment

Denonco