FOTO/ Ja kush janë dy të moshuarit që u hodhën nga kati i 6-të në Berat

FOTO/ Ja kush janë dy të moshuarit që u hodhën nga kati i 6-të në Berat

08:34, 30/11/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin mëngjesin e ditës së sotme, ku dy të moshuar janë hedhur nga kati i 6-të i një pallati, dhe për pasojë nuk dihen shkaqet.

Burimet bëjnë me dije se dy të moshuarit që janë hedhur nga pallati janë Kujtim dhe Kedhe Agalliu, të cilët jetonin të vetmuar. Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë të moshuarit që të kryejnë aktin e vetëvrasjes.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco