Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Tragjike në Berat: Një çift i moshuar hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

Tragjike në Berat: Një çift i moshuar hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

08:00, 30/11/2018
A+ Aa A-

Një tragjedi familjare ka tronditur Beratin, mëngjesin e sotshëm: burrë e grua të moshuar janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit dhe kanë gjetur vdekjen. paraprakisht, dyshohet se janë hedhur.

Policia është duke hetuar për identitetin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen '30 Vjetori"  në orën 7:00 të mëngjesit të sotshëm. Trupat janë gjetur nga patrulla e Policisë.

Nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes është duke grumbulluar provat dhe pyetur dëshmitarët.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen. Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco