Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Zbardhen detajet e vendimit, ja pse u lirua nga burgu i forti i Shkodrës Lul Kulla

Zbardhen detajet e vendimit, ja pse u lirua nga burgu i forti i Shkodrës Lul Kulla

20:50, 29/11/2018
A+ Aa A-

Lulzim Kulla ka fituar lirinë pas qëndrimit në paraburgim prej datës 23 korrik, kur u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës.

Por nga dje i forti i Shkodrës është liruar nga burgu, pasi Gjykata mori parasysh edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Vendimin, Gjykata e Shkodrës e ka bazuar dhe te gjendja shëndetësore e tij, pasi përveçse vuan nga sëmundja e kancerit të prostatës, ka një këmbë të dëmtuar si dhe ka humbur dëgjimin nga atentati me tritol që i bënë në fillim të këtij viti.

Biznesmeni 43-vjeçar u kap duke tentuar të kalojë kufirin për në Greqi me një pasaportë false.

Ai u paraqit në kufirin shqiptar me identitetin e Alfons Deda. Mbi të rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve zyrtare, por Gjykata ka vendosur ta hetojë në gjendje të lirë.

Kulla u vu në qendër të vëmendjes së publikut në janar të këtij viti, kur u bë objekt i një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco