Studenti Daniel Drobaj: U dhunova në paraburgim nga 4 civilë dhe drejtori

Studenti Daniel Drobaj: U dhunova në paraburgim nga 4 civilë dhe drejtori

19:35, 29/11/2018
A+ Aa A-

Daniel Drobaj, 18 -vjeçari i akuzuar se qëlloi me kapsollë efektiven Ina Nuka, gjatë protestës para Kuvendit, në një lidhje telefonike për Fax News nga ambientet e paraburgimit në Fushë-Krujë, u shpreh se gjatë shoqërimit në polici është dhunuar me grushte dhe shpulla nga 4 civilë dhe nga drejtori.

“Jam dhunuar nga katër civilë dhe drejtori. Kur kam shkuar në komisariat jam dhunuar dhe nga drejtori. Me grushte me ofendime dhe shpulla nga më të ndryshmet.

Këtu jam mjekuar, po ma kanë dëmtuar civilë, gjatë momentit të shoqërimit. Ndihem më mirë. Tani na kanë pritur shumë mirë dhe kemi mbështetje. Familjarët nuk i kanë lejuar që ti takoj. Unë jam 18 vjeç dhe nuk kam bërë një gabim që jam këtu dhe më kanë ndërprerë shkollën.

Jam në shkollë në vit të parë për Inxhinieri Ndërtimi, dhe kam mbaruar gjimnazin me mesataren 9.5”, theksoi Drobaj.

Ai i kërkoi falje publike polices. Ai u shpreh se qëllimi i protestës së tyre ishte për të mbrojtur banesën dhe jo për të lënduar policinë.

“Dua të kërkoj falje publikisht, edhe nëse është kapsolli që kam hedhur unë ai që ka lënduar efekiven. Nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte ajo që kërkonim ne. Kemi dalë për të mbrojtur pronën tonë dhe nuk doja të dëmtohej efektivja”, tha Drobaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco