Kërkohej në të gjithë Europën, shqiptari kapet në aeroport

Kërkohej në të gjithë Europën, shqiptari kapet në aeroport

17:21, 29/11/2018
A+ Aa A-

Shqiptari kërkohej në të gjithë Europën, prangoset në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se një i ri shqiptar është vënë në pranga sapo ka zbritur nga avioni.

Arrestimi është bërë në aeroportin San Francesco në Umbria.

Policia italiane ka bërë të ditur se kishte marrë informacion për 21-vjeçarin e arrestuar.

Ndaj tij Suedia kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arrestimi ndaj të riut shqiptar dhe e akuzonte për trafik droge.

21-vjeçari kishte mbjellë një plantacion me 1562 rrënjë kanabis dhe për këtë arsye ishte shpallur në kërkim.

Pas arrestimit, i riu është dërguar në qeli në pritje të ekstradimit për në Suedi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco