Aksident në Berat/ Përplasen dy makina Foto ilustruese

Aksident në Berat/ Përplasen dy makina

16:31, 29/11/2018
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kutalli, ku janë përplasur një Benz dhe një Citroen.

Nga përplasja dy persona kanë mbetur të plagosur.

Njoftimi i Policisë së Beratit:

Më datë 29.11.2018, rreth orës 15:15, në aksin rrugor Ura Vajgurore – Fier, në vendin e quajtur fshati Kutalli, automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin A. M., 61 vjeç , banues në fshatin Allambres, Ura Vajgurore, është përplasur me mjetin tip Citroen, me drejtues shtetasin F. Ç., 44 vjeç, banues në Fier.

Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja shtetasja H.M, 61 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor, në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco