VIDEO/ Operacioni anti-kapsolla, grupe policësh kontrollojnë dyqanet në Tiranë

VIDEO/ Operacioni anti-kapsolla, grupe policësh kontrollojnë dyqanet në Tiranë

14:16, 29/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Tiranës njoftoi se në kuadrin e masave për ndalimin e lëndëve plasëse, ka vijuar kontrollet dhe ditën e sotme. Kontrollet janë ushtruar në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët “Petro Nini”, “Ali Demi”, rruga e Elbasanit, “Ali Kelmendi”, “Ferit Xhajko”, “New York” etj.

Nga kontrollet e ushtruara nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet (dyqanet), siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet e tregje, në gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Klea29/11/2018 15:31

E kane holluar fijen shume, nuk mban me. Te shkretet police, kerkojne te ruhen nga kapsollat, por kjo qeveri tenton perplassje qe tu shkrepen policeve plumbat. Sepse vetem nga nje lufte dhe me pas me nje ambisti, komunistet e rinj pretendojne se shpetojne neser.

Shto koment

Denonco