Ja sa persona janë zhdukur 3 vitet e fundit nga droga e Vlorës

Ja sa persona janë zhdukur 3 vitet e fundit nga droga e Vlorës

21:13, 28/11/2018
A+ Aa A-

Rrëmbime në qendër të qytetit të Vlorës, piratë në mes të detit dhe vrasje të tmerrshme, janë disa krime pa autor në Vlorë.

Shqetësues mbeten statistikat zyrtare të të zhdukurve në qytetin e Vlorës, për trafikun e drogës.

“Rezulton se numri i personave të raportuar, të zhdukur, të humbur, nga familjarët… nga viti 2015 deri tani, ka pasur një numër rreth 80 referimesh”, thotë prokurorja Flora Çela për enisionin Top Story.

Nga denoncimet e familjarëve organet ligjzbatuese kanë evidentuar vetëm katër raste për ekzistencën e veprave penale, atë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të rrëmbimit të personit.

“Dy raste janë aktualisht nën hetim, sepse dyshohet për element të një vepër penale, ndërsa në dy rastet e tjera në vitin 2016, 2017.

Në një rast është dyshuar për element të veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike, pra që personi kishte lidhje me këtë pjesë. Ashtu dhe një rast tjetër të veprës penale rrëmbim personi që lidhej gjithashtu me element trafikimi”, thotë prokurorja. /Lindita Cela-TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Chilhavisto28/11/2018 23:22

Ne rajonin e Pulias ne Itali ka 3 vite qe vriten mafjozet (sacra corona unita) mes vetes per shkak te jonxhes shqiptare. Fajin e ka Saliu

Shto koment

Denonco