Ndëshkohet administrata e tatimorëve: Nuk keni realizuar planin, s’ka pushim

Ndëshkohet administrata e tatimorëve: Nuk keni realizuar planin, s’ka pushim

16:28, 28/11/2018
A+ Aa A-

Ndëshkohet administrata tatimore. Ajo nuk do të bëjë 5 ditë pushim si gjithë pjesa tjetër e administratës shtetërore. Urdhri është dhënë dje pasdite nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curi. Përmes një e-mail, Curi u drejtohet drejtorëve rajonalë të qëndrojnë në punë gjatë ditës së premte, 30 nëntor, duke thyer kështu Vendimin e Këshillit të Ministrave për ditët e pushimit.

Zv/drejtori thotë se plani i të ardhurave për muajin nëntor nuk është realizuar, e për rrjedhojë stafi që merret me të ardhurat tatimore duhet të dalë në punë ditën e premte.

“Të merren masat për realizimin e planit në masën 100 për qind”, urdhëron numri 2 i Tatimeve në vend.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco