FOTO/ Shisnin mish në kushte të tmerrshme, bllokohen dy biznese në Lezhë

FOTO/ Shisnin mish në kushte të tmerrshme, bllokohen dy biznese në Lezhë

11:14, 28/11/2018
A+ Aa A-

AKU në Lezhë ka bllokuar dy biznese që shisnin mish në kushte të rënda hijeno-sanitare.

AKU njoftoi se në subjektin me aktivitet “përpunim prodhim mishi”  i cili ishte i pa regjistruar në QKB kishte mungesë të kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare si dhe produkte pa etiketë të miratuar. Ndaj subjektit “Fridion” u mor masa administrative e ndërprerjes së aktivitetit përpunues si dhe u bë bllokimi i produktit 200 kg mish derri, masë administrative me gjobë 1 350 000 lekë.

Ndërsa në subjektin me aktivitet “Supermarket” u konstatuan kushte të rënda higjieno-sanitare, si dhe mungesë të plotë të dokumentacionit. Ndaj subjektit “Ardian Ndoj” u mor masë administrative gjobë, 400.000 lekë si dhe ndërprerje e aktivitetit deri në përmirësimin e shkeljeve të konstatuara.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco