4 të arrestuar në Fier, falsifikatorë parash deri tek mospagues dritash

4 të arrestuar në Fier, falsifikatorë parash deri tek mospagues dritash

10:44, 28/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka arrestuar 4 persona që ishin shpallur në kërkim, për vepra penale të ndryshme. Të moshave nga 19 deri në 43 vjeç, të arrestuarit janë:

A.Sh, 24 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Falsifikimi i monedhave".

S.O, 19 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Dhunë në familje".

A.D, 20 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vjedhje".

G.K, 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vjedhje e energjisë elektrike".

Për të katërt këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco