Sekuestrohet kokainë, arrestohet një person. Emri

Sekuestrohet kokainë, arrestohet një person. Emri

10:07, 28/11/2018
A+ Aa A-

Gjatë ditë së sotme janë sekuestruar 394 gramë kokainë

Në prangat e policisë ka rënë Jurgen Papa, banues në Pogradec.

Eshtë shpallur në kërkim shtetasi A.P. 26 vjeç

Ja njoftimi I policisë

Policia e Pogradecit, arreston në flagrancë 1 shtetas si edhe shpall në kërkim 1 tjetër, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sekuestrohet 394 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë si dhe municion, në posedim të tyre.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: 

• Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: 

• A.P, 26 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec.

Dy shtetasit e mësipërm, në fshatin Tushemisht, dyshohet të kenë qëlluar në ajër, me armë zjarri tip pistoletë.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

394 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë.

1 krëhër pistolete me 9 fishekë. 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco