Përplasen me policinë në Greqi, arrestohet grabitësi shqiptari i plagosur në kërkim dy të tjerë

Përplasen me policinë në Greqi, arrestohet grabitësi shqiptari i plagosur në kërkim dy të tjerë

19:51, 27/11/2018
A+ Aa A-

Dështon tentativa e grabitjes së një filiali poste nga tre shqiptarë, mëngjesin e sotëm në Vilia të Atikës në Greqi. Menaxheri ka shtypur butonin e alarmit sapo ka parë grabitësit dhe një patrullë policie ka mbërritur brenda pak minutave në vendngjarje.

Një nga oficerët e policisë është konfrontuar me grabitësit e armatosur. Për pasojë, ka hapur zjarr duke plagosur një nga sulmuesit.

Megjithatë, arratisjen e dy prej tre sulmuesve ishin mbresëlënëse, sipas mediave greke, pasi u përpoqën fillimisht për të vjedhur një kamion dhe të transportonin bashkëpunëtorin e tyre të plagosur, por, kur nuk ia arritën qëllimit, u zhdukën në drejtim të panjohur. Hajduti i plagosur me origjinë shqiptare është arrestuar dhe marrë në pyetje nga autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco