Denoncimi i banorit/ ‘Policët civil na ndjekin këmba këmbës, e na kërcënojnë’

Denoncimi i banorit/ ‘Policët civil na ndjekin këmba këmbës, e na kërcënojnë’

17:37, 27/11/2018
A+ Aa A-

Nuk ka të ndaluar protesta e banorëve të Unazës së Re.

Në ditën e 24 të protestës ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që vazhdon mbledhja e firmave për peticionit drejtuar Arta Markut.

Një nga banorët akuzoi me emër një polic, i cili sipas tij bën diversantin dhe i godet gjatë protestës.

Ai shtoi gjatë fjalës së tij që minimumi për efektivët e policisë është të paraqiten me uniforma që të jenë të identifikueshëm për minorenët.

‘Këtu edhe mund të kënaqen. Sot nuk kanë asnjë garanci që punonjësit e policisë mund të jenë edhe civil kur kanë tentuar të më godasin, kam kërkuar të kenë uniformë dhe jo civil.

Nëse je ti që provokon, nuk e di tjetri, nëse je ti që shtyn në turmë nuk e di tjetri, nëse hedh kapsoll nuk e di tjetri.

Në shtetin gjerman të japin subvecion për këto që po bëjnë, i gjurmonte dum dumat që i kishte miq e shokë, dhe na çuan neve.

I bëj thirrje të lër spiunlliqet të lërë diversionet, ky person është non grata në Unazë të Re. Vish uniformën e policit dhe hajde përballu me mua. Më kanë përcjellë të gjithë të komisariatit numër 2 etj.

Dhunë nuk kam përdorur, nëse hyjnë policët civila nuk e njeh minoreni. Këto metodat t’i harrojnë, marr guximin të përmend emrin e Gëzim Tales, të tjerët do t’i përmend me radhë. Unë jam dëshmitar kur ndiqte personat, dum dumat për 50 mijë lekshat.

Një ditë të bukur në drekë, se nuk vuaj nga këto harresa. Mua më kanë ardhur në shtëpi kanë marrë një projekt që kisha marrë te zyra e planeve, unë nuk jam dekonspirues. Vjen polici kur po marr lekët. Ta harrojnë gjuetinë e shtrigave’, u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco