Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Strasburgu gjobit Greqinë për dhunën ndaj të burgosurve shqiptarë, ja sa përfitojnë viktimat

Strasburgu gjobit Greqinë për dhunën ndaj të burgosurve shqiptarë, ja sa përfitojnë viktimat

12:14, 27/11/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Strasburgut pranoi 11 denoncime nga të burgosur shqiptarë dhe bullgarë në burgjet e Greqisë, të cilët u ankuan për keqtrajtim nga ana policisë greke më 13 prill të 2013-ës. Sipas tyre policia e ECAM në prani të prokurorit  i dhunoi  duke përdorur elektroshok.

Gjykata vendosi të dënojë shtetin greke, për shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe dëmshpërbleu secilin nga 11 të burgosurit e dhunuar me 10 mijë euro për dëmet ligjore dhe kostot e tjera proceduriale.

Disa ditë më vonë të burgosurit u ankuan te Prokurori i Grevenas për përdorimin  e dhunës dhe elektroshokut kundër 31 të burgosurve, dhunës fizike dhe verbale. Media greke dikastiko.gr shkruan se ata i detyruan të burgosurit të ecnin në gjunjë dhe duke i poshtëruar të zhveshur.

Në lidhje me rastin u bë edhe një hetim paraprak, ndërsa përfundimi i së cilës hidhte poshtë pretendimet e të  burgosurve për dhunë. Në nëntor të 2014-ës Prokurori në Gjykatën e Shkallës së Parë u shpreh i bindur se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dhënë një gjykim. Muajin në vijim edhe Apeli mbështeti përfundimin e zyrës së Prokurorit.

Të burgosurit kishin shenja në trup

Të burgosurit u identifikuan me hematoma dhe shenja të qarta dhune  në trup. Ekspertiza zbuloi se 11 nga të burgosurit u keqtrajtuan nga efektivat e  ECAM, të cilët u njoftua papritur për t’u marrë më një revoltë në burg. Qeveria u përpoq të justifikonte dhunën me argumentin e rritjes së sigurisë në burg.

Nuk u bënë hetime

Ajo ç’ka cilësohet si më e keqja sipas Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është fakti se nuk u bë asnjë hetim efektiv nga prokuroria apo edhe policia në lidhje me rastin. Për këtë arsye kjo gjykatë e dënoi Greqinë për shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe dëmshpërbleu secilin nga 11 të burgosurit e dhunuar me 10 mijë euro dhe 1500 për dëmet ligjore dhe kostot e tjera proceduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco