Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Aksident i rëndë në Gjermani, mes 5 të plagosurve, edhe një shqiptar

Aksident i rëndë në Gjermani, mes 5 të plagosurve, edhe një shqiptar

09:39, 27/11/2018
A+ Aa A-

Në një aksident trafiku në autostradën gjermane A 44, në afërsi të lokacionit Werl, mëngjesin e së dielës janë lënduar pesë persona, katër prej të cilëve rëndë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Sipas informacioneve të para të dëshmitarëve, aksidenti është shkaktuar nga vetëm një makinë. Me këtë rast, një shtetas 22-vjeçar i Serbisë, rreth orës 06.00 të mëngjesit ka qenë duke udhëtuar në korsinë e duhur në autostradën A 44, në drejtim të Kasselit.

Ndërmjet kryqëzimit të autostradës Werl dhe kryqëzimit Werl-Süd, për shkaqe ende të paqarta, ai ka dalë nga ana djathtë e rrugës, informon më tej Albinfo.ch.

Më pas, ajo ka goditur barrierën e autostradës dhe është ndalur në një argjinaturë.

Gjatë këtij aksidenti, shoferi është lënduar lehtë. Katër bashkudhëtarët e tjerë, një grua e re (18-vjeçare) dhe një vajzë tetëvjeçare nga Bad Wünnenbergu, një djalosh 21-vjeçar nga Büreni dhe një djalosh i ri 22-vjeçar shqiptar, kanë pësuar lëndime të rënda. Me ndihmën e ambulancave, ata janë dërguar nëpër spitalet përreth, njofton Albinfo.ch.

Gjatë pastrimit të autostradës dhe masave të shpëtimit, është shkaktuar kolonë e automjeteve, ndërsa dëmi i përgjithshëm vlerësohet në rreth 10,000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco