Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur në Tiranë

21:43, 26/11/2018
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sonte në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Babrrusë, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Forcat e policisë janë drejtuar për në vendngjarje për zbardhjen e situatës.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, pasi ka marrë një plumb në këmbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco