FOTO/ Kokainë në dyshek dhe në vazo, ‘fati’ tradhton shqiptarët

FOTO/ Kokainë në dyshek dhe në vazo, ‘fati’ tradhton shqiptarët

19:37, 26/11/2018
A+ Aa A-

Arrestohen në flagrancë nga karabinierët e Ragusës dy të rinj shqiptarë, Prangosja e tyre u bw gjatë kontrolleve kundër lëndëve narkotike. Patrullat e policisë po zhvillonin kontrolle mbrëmjen e së dielës dhe vunë re disa lëvizje të dyshimta madje edhe në zona të papritura.

Gjatë inspektimit të kryer në afërsi të parkingut të qendrës tregtare “Farms”, u vu re një makinë e dyshimtë, me të cilën drejtuesi u përpoq të arratisej nga karabinierët.

Sapo policia nisi kontrollet, u identifikuan dy shqiptarët përkatësisht 26 dhe 21 vjeç, i cili u soll në mënyrë të shqetësuar dhe nga kërkimi personal u gjet në posedim të 4 gram kokaine të ndarë në zona.

Policia shtriu kontrollin edhe në shtëpitë e tyre. Në banesën e më të riut, u gjetën edhe 2 gram kokainë e fshehur brenda një dysheku. Në shtëpinë e bashkatdhetarit, midis vazove të luleve në tarracë, u gjet një kavanoz që përmbante 17 gram kokainë.

Të dy shqiptarët janë vendosur nën arrest shtëpiak deri në vendimin përfundimtar nga gjykata.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco