Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Po iknin në Itali të fshehur poshtë kamionit, kapen në Portin e Durrësit 3 të rinj

Po iknin në Itali të fshehur poshtë kamionit, kapen në Portin e Durrësit 3 të rinj

09:43, 26/11/2018
A+ Aa A-

Policia Kufitare ka zbuluar në një kamion 3 shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin të kalonin Portin e Durrësit drejt Italisë duke iu shmangur kontrollit të dokumentacionit. 

Si rrjedhim, u arrestua drejtuesi i kamionit, u sekuestrua automjeti i tij dhe para.Ndërsa tre personat e fshehur u gjobitën me nga 2- mijë lekë të reja secili.

Ata janë: A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë, M.Gj. 27 vjeç, banues në Mirditë dhe B.T. 23 vjeç, banues në Mirditë.

Shtetasit e mësipërm janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me  20 mijë lekë të reja gjobë secili.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi T.M. 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale kamioni dhe shuma monetare prej 1000 euro dhe 4 aparatë telefoni celular.

Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, L.K. 22 vjeçe dhe A.A. 56 vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Shtetases L.K. gjatë kontrollit të dokumentacionit i'u  gjet një kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar ndërsa shtetasit A.A. një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Policia Kufitare Durrës vazhdon punën për të goditur kalimet e paligjshme të kufirit duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco