Një 17-vjeçar ‘bën namin’ në Kuçovë, ja çfarë dënimi rrezikon

Një 17-vjeçar ‘bën namin’ në Kuçovë, ja çfarë dënimi rrezikon

23:35, 23/11/2018
A+ Aa A-

Një adoleshent në Kuçovë është kthyer në problem për Policinë, pasi ka plagosur një person, ndërsa është kthyer në shqetësim edhe për qytetin, për prishje të qetësisë publike.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin R. S., 17 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 89 e 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 22. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin R. S., vjeç 17, banues në Kuçovë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 89 e 274 i Kodit Penal.

Neni 89

Plagosja e lehtë me dashje

Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 274

Prishja e qetësisë publike

Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco