VIDEO/ Lopa hyn në autostradë, përplasen 7 automjete

VIDEO/ Lopa hyn në autostradë, përplasen 7 automjete

22:40, 23/11/2018
A+ Aa A-

Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen vonë të kësaj të premteje në afërsi të Kasharit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.00, ku futja e një lope në autostradë ka përfshirë në aksident 7 makina.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjete, ndërsa lopa që ka përfunduar jashtë rrugës.

Mësohet se 3 automjete që udhëtonin  në drejtim të Vorës dhe 4 automjete që kishin si destinacion Tiranën janë përplasur me njëra tjetrën, duke bllokuar qarkullimin. Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihet nëse ja ka hedhur aksidentit, pasi shihet me shenja jete, teksa pranë saj është dhe pronari i saj që duket mjaft i shqetësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco