Klientët ‘tradhtojnë’ shqiptarin ‘zejtar’, i gjenden në shtëpi 5 mijë doza drogë

Klientët ‘tradhtojnë’ shqiptarin ‘zejtar’, i gjenden në shtëpi 5 mijë doza drogë

20:41, 23/11/2018
A+ Aa A-

Dy persona një italian dhe një shqiptar 38-vjeçar janë arrestuar nga policia italiane në Novara, Itali.

Aksioni për arrestimin e tyre erdhi pas lëvizjeve të shumta në një ndërtesë, ku kryesisht të rinj hynin e dilnin menjëherë dhe në mënyrë të dyshimtë. Karabinierët arritën të identifikojnë vendin ku të rinjtë shkonin dhe dilnin, duke kryer një kontroll.

Sipas medieve italiane, brenda kuzhinës u gjetën 8 gram hashash, dy doza kokainë prej 0.5 gramë secila, 80 gram materiale për prerje, 880 gram marihuanë dhe mjete për paketimin e drogës. Gjatë kërkimeve, karabinierët gjetën emra dhe shënime të klientëve.

Ky nuk ishte kërkimi i vetëm pasi në aneks, u gjet një makineri laborator artizanal, 4 kg hashash i ndarë në pako, 64 gram kokainë, të gjitha të fshehura mirë.

Droga mund të ndahej në përafërsisht 5000 doza. Të dy burrat u arrestuan me akuzën e drogës në rrethana rënduese.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco