Gjendet i vdekur në makinë 43-vjeçari në Shkodër, ja dyshimet e Policisë

Gjendet i vdekur në makinë 43-vjeçari në Shkodër, ja dyshimet e Policisë

19:44, 23/11/2018
A+ Aa A-

Një burrë i moshës 43-vjeç është gjetur i vdekur në makinën e tij në Shkodër.

Policia Vendore, bën të ditur se, “rreth orës 17:15, ne vendin e quajtur në fshatin Dobraç, në rrugën e Pompave, drejtuesi i mjetit me inicialet A. H., 43 vjeç, banues ne fshatin Bardhaj Shkodër, është gjendur i vdekur ne mjetin tip ‘Benz’ me targa AA 794 MK” .

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore si dhe nga deklarimet e personave që ishin në vendngjarje, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco