“Unë armikja e shtetit rrëfej, si na provokoi policia dje”

16:18, 23/11/2018
A+ Aa A-

Jam Elefteri Doraku, 63 vjeç, nënë dhe gjyshe. Kam shitur bileta te stacioni i trenit në atë kohë. Atëherë njerëzia ikte për punë në qytete të tjera të Shqipërisë, tani ikin në Gjermani a më tutje. Ikin sepse jeta këtu nuk po bëhet më mirë. Nuk kemi siguri. Ja, shiko ne. Punuam një jetë të tërë dhe gjithçka kemi djersitur e kemi brenda kësaj shtëpie, e tani vjen shteti e thotë do t'jua prish. Jeni shpellarë. Jeni barbarë. Jeni armiq...

Ne kemi jetuar në Tiranë. Im shoq ka punuar në minierën e Valiasit. Kur u ndërtuan pallatet te Rruga Ura, punuam vullnetarisht 2 vjet për ndërtimin e tyre, ngri tulla e shtro llaç përditë, dhe përfituam një apartament 1+1 me qira shtetërore.

Mbas vitit '90 miniera dhe trenat u mbyllën dhe ne filluam të bënim pak tregti të tregu industrial. Një i njohur na ofroi mundësinë të blinim një copë tokë nga ata që kishin përfituar nga ndarja e fermave këtu te "Astiri" që i thonë sot dhe vendosëm ta blinim. Shitëm shtëpinë, investuam fitimet që kishim, bëmë kontratën dhe e blemë. Gradualisht filluam të ndërtonim. Bashkia asokohe na tha të vazhdonim pa problem, e ne vazhduam. Askush nuk na tha plaç me gojë. Përkundrazi, na lidhën dritat e ujin e më pas kur u shpërngulëm u regjistruam edhe si banorë të lagjes. Katin e parë e bëmë dyqan e për vit kemi paguar taksat te bashkia. Biles, dyqani ynë ishte qendër votimesh në 2013...

Tani e kemi dhënë me qira se as unë e as burri nuk ia kemi takatin. Ai është invalid e unë e sëmurë.

Dje isha në protestë te Parlamenti. Dola se këtu kam gjithë jetën. Gjithë mundin e jetës na i ka marrë kjo shtëpi e po ma morën më mirë të më vrasin. Se ne fuqi t’ia nisim nga e para nuk kemi. As të bredhim rrugëve sa nga një derë në tjetrën.

Kur isha para parlamentit, u gjenda para kordonit të atyre me kasketa në kokë. Papritur ndiej një therje te këmba e djathtë, e në pas te e majta. Një nga policët mbas tyre zgjaste këmbën dhe qëllonte. Mezi u mbajta. Vajza u tmerrua dhe filloi të bërtiste. Të tjerët u acaruan. Ashtu goditën plot gra e burra. Nga poshtë na godisnin e largoheshin.

Ç'pati me mua ai? Mendoj se ata donin të na egërsonin. Sepse ne ishim të qetë. Të shqetësuar po ama jo agresivë. Edhe kapsollat nuk i kanë hedhur djemtë tanë. Vinin civilë hidhnin një tufë e largoheshin. Fytyra të panjohura, se ne njihemi të lagjes këtu. Mendoj se ishte provokim. Mua këmba më është ënjtur e mezi eci tani.

Nuk e kuptoj pse këta po sillen kështu me ne?! Para dy muajsh ne morëm përgjigje pozitive nga legalizimet dhe i çuam dokumentet në hipotekë. Paguam edhe këstin. U gëzuam sepse thamë u zgjidh. Thamë se e mbajtën fjalën që na dhanë. Por jo, ne papritur u shpallëm armiq, shpellarë, barbarë a ku di unë ç'dëgjojmë. Armiq atëherë e armiq tani.

E vërteta është që ne thjesht jemi ca shqiptarë...

E vërteta është që ne thjesht jemi ca shqiptarë... /nisma#thurje

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz23/11/2018 18:50

Neno nuk e kane vetem me ty, e kane me gjith shqipetaret. Duan ta shkretojne kete vend, thjesht duan te çojne ne vend amanetin e te pareve te tyre sllavo-serbo-koministe, sigurisht po i lame ne. Shpejt ky popullin do zgjohet nga gjumi dhe do ti japi derrmen funderrinave te ripjerdhjes komuniste.

Shto koment

Denonco