Gjykata i kthen pasaportën kryetarit të komunës së Pustecit Edmond Temellko

Gjykata i kthen pasaportën kryetarit të komunës së Pustecit Edmond Temellko

15:35, 23/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temellko mund të udhëtojë jashtë shtetit sepse Gjykata e Apelit e Maqedonisw para dhjetë ditësh ia ktheu pasaportën, konfirmojnë për “Fokus” nga gjykata.

Temellko tani mund të udhëtojë në Pustec të Shqipërisë ku është kryetar i Komunës.

Vendimi për kthimin e pasaportës së tij erdhi në një periudhë kur ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski iku nga shteti, ndërsa disa të akuzuar tjerë u paraburgosën.

Temellko është një nga të akuzuarit e rastit “Titanik” për parregullsitë zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013. Ai një periudhë ishte në paraburgim, pastaj si masë për parandalimi i ishte bllokuar pasaporta.

Aio ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar në Maqedoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco