Tre klandestinë në banesë, arrestohet 34 vjeçari nga Devolli

Tre klandestinë në banesë, arrestohet 34 vjeçari nga Devolli

13:47, 23/11/2018
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar nga Devolli, por me banim në Tiranë është arrestuar, pasi në banesën e tij janë gjetur tre shtetas të huaj, të cilët ai do t'i ndihmonte për t'i transportuar për në vendet e BE.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi E. B, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në njoftimin e policisë thuhet se: "Në banesën e këtij shtetasi në fshatin Trestenik, Devoll, u gjetën tre shtetas të huaj të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme dhe dyshohet se do të ndihmoheshin nga E. B, për t'u transportuar drejt vendeve të BE".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco