Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Nuk ndalet droga, tre në pranga për 30 kg kanabis

Nuk ndalet droga, tre në pranga për 30 kg kanabis

12:34, 23/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 30.4 kg kanabis sativa, ndërsa janë vënë në pranga 3 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar "Prita 2" u arrestuan tre persona

Ja njoftimi i plotë i plicisë

Operacioni antigrogë i koduar Prita 2.

Operacioni në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ndalohen tre persona, shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen 30 kilogramë e 400 gramë Cannabis Sativa.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasve:

- I. R, 47 vjeç, banues në Tepelenë

- B.Sh, 45 vjeç, banues në Tiranë.

- B.V, 32 vjeç, banues në Sarandë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se me automjetin me targa AA 523 DF po transportohej një sasi lënde narkotike, janë organizuar shërbimet për kapjen e autorëve.

Drejtuesi i automjetit kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në afërsi të fshatit Sofratikë ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i automjetit është gjetur një sasi prej 30 kilogramë e 400 gramë lendë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Policia ka ndaluar shtetasit e mësipërm pasi dyshohen se janë bashkëpunëtorë në këtë aktivitet pasi me automjetin me drejtues shtetasin B.V kryenin hapjen e rruges.

Gjithashtu është bërë shpallja në kerkim e shtetasit
K.R, 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ka qënë drejtues i automjetit me targa AA 523 DF ku u gjet lënda narkotike.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco