Sirena alarmi në Mitrovicë, disa arrestime për vrasjen e Ivanoviçit

Sirena alarmi në Mitrovicë, disa arrestime për vrasjen e Ivanoviçit

08:01, 23/11/2018
A+ Aa A-

Në orët e para të mëngjesit, në veriun e Mitrovicës kanë rënë alarmet. Mësohet se janë arrestuar ish-polici Dragisha Markovic dhe Sasha Curcic pasi dyshohet se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanovic.

Burime të Gazetës Express thonë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër për arrestimin e dy personave, ish-policit të Kosovës Dragisha Markoviq dhe Sasha Curcic, për shkak se dyshohen se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Arrestimin e këtyre dyve e ka konfirmuar edhe Goran Rakic. 

Pasi Policia e Kosovës ka nisur aksionin këtë mëngjes në veriun e vendit dhe janë lëshuar alarmet në Mitrovicën e Veriut, qytetarët kanë filluar të dalin në rrugë.

Televizioni publik serb RTS citoi Igor Simic, udhëqësin e Listës Serbe, që tha se ishin arrestuar dy persona, transmeton Gazeta Express.

Dragisha Markovic është një nga të arrestuarit,  pjesëtar i policisë së Kosovës dhe po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanovicit. Ndërkohë, më herët është raportuar se janë arrestuar katër persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco