Rrëshkitje gurësh në aksin Levan-Tepelenë, bllokohet qarkullimi Pamje nga rrëshkitja

Rrëshkitje gurësh në aksin Levan-Tepelenë, bllokohet qarkullimi

07:40, 23/11/2018
A+ Aa A-

Aksi rrugor Levan - Tepelenë është bllokuar nga një rrëshkitje e madhe gurësh në Poçem.  Qarkullimi është ndërprerë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ka ndodhur për shkak të reshjeve intensive të shiut.

Kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vend për të vleresuar situatën dhe zhbllokuar rrugën.

Ndërsa në bashkëpunim me Policinë Rrugore është devijuar qarkullimi dhe mjetet po përdorin rrugën e vjetër të Ballshit.

Pamjet e rrëshkitjes;

Image

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco