Gruaja denoncon policinë: Më arrestuan djalin 13 vjeç në protestë

Gruaja denoncon policinë: Më arrestuan djalin 13 vjeç në protestë

21:42, 22/11/2018
A+ Aa A-

Ka qenë tronditës rrëfimi që bëri sonte Flora Mano nga Tirana për emisionin ‘Të Paekspozuarit’.

 “Dëgjova dy vajzat e mia që ulërinin, dhe më pas shoh që policët më morën djalin 13 vjeç”, rrëfeu nëna, banorja protestuese e Unazës së Re.

Ajo denoncoi më tej, publikisht policinë, se kjo e fundit i kishte marrë padrejtësisht djalin me dhunë dhe ia kishte shoqëruar në komisariat, ndërkohë që ai u la i lirë në mbrëmje.

“Kisha dalë krejt papritur me fëmijët dhe vjehrrin dhe të afërm. Po shihja se aty kishte protestues, i bashkohem. Ishim duke ikur në shtëpi dhe aty shoh që dy vajzat e mia po ulërinin, kur shoh që policia më mori djalin 13 vjeç. Arrita që të hipi në furgon bashkë me vjehrrin. Djali i motrën time ndërhyri, por edhe atë e mori policia. Sot në darkë më doli djali nga policia. Policia u tregua në mënyrë barbare, më mori djalin 13 vjeç. Ne si banorë jemi pjesë e zgjatimit të Bulevardit, që nuk dëmshpërblehemi”, tha gruaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco