Identifikohen 8 të arrestuarit për furgonin me 580 kg kanabis në Qafë Thanë. Emrat

Identifikohen 8 të arrestuarit për furgonin me 580 kg kanabis në Qafë Thanë. Emrat

19:30, 22/11/2018
A+ Aa A-

Identifikohen personat e arrestuar gjatë operacion policor "Uraka 2" për sekuestrimin e 580 kg lëndë narkotike Canabis Stativa në një furgon me targë AA 356 NA në Qafë Thanë, në aksin rrugor Librazhd – Pogradec. Dyshohet se lënda narkotike kishte për destinacion Greqinë.

Mësohet se 8 të arrestuarit kanë qenë në ndjekje disa mujore nga policia, ndërkohë dje uniformat blu, me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kullolli, kanë realizuar arrestimin e personave të përfshirë në këtë trafik si, Aranit Bida, Arben Tristea, Eduard Haxhi, Erando Mehmeti, Gentjan Rapollari, Elvis Gjona, Andi Qiraxhi dhe Leonard Demiraj.

Operacioni i koduar “Uraka 2” ka sjellë goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve, në një bashkëveprim mes Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit dhe Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit. Policia sekuestroi 578 kg kanabis, tre automjeteve, 14 aparateve celularë dhe 5.800 euro.

Të arrestuar nga "Uraka 2"

Aranit Bida

Arben Tristea

Eduard Haxhi

Erando Mehmeti

Gentjan Rapollari

Elvis Gjona

Andi Qiraxhi

Leonard Demiraj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco