Aksidenti në Vlorë, plagoset shoferja

Aksidenti në Vlorë, plagoset shoferja

15:10, 22/11/2018
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën Vlorë-Levan.

Mësohet se një mjet tip Ford Focus me targa AA652SH si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur afër Novoselës.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesja e automjetit 27-vjecarja me iniciale G.H, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë në spital ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco