Vettingu, KPK: Prokurori Shpëtim Kurti i papërshtatshëm, ka tendencë të jetë…..

Vettingu, KPK: Prokurori Shpëtim Kurti i papërshtatshëm, ka tendencë të jetë…..

15:02, 22/11/2018
A+ Aa A-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot seancën dëgjimore me prokurorin e Tianës, Shpëtim Kurti. Duke iu referuar DSIK, KPK thotë se prokurori Kurti është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën sepse ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe tendecë të jetë pjesë e krimit.

“Sipas DSIK, subjekti është i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe dyshohet se ka tendencë të jetë pjesë e krimit. Ai ka kontakte të papërshtatshme në më shumë se një rast dhe Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) mund të vihet nën presionin e krimit”- thotë KPK.

Prokurori Shpëtim Kurti e ka filluar karrierën në vitin 2002 dhe që nga ajo kohë ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më herët, ka mbajtur postin e Zv.drejtuesit  të Prokurorisë së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco