Grabitje me armë në Vlorë,  maskat marrin lekët dhe celularët në dyqanin e operatorit telefonik

Grabitje me armë në Vlorë, maskat marrin lekët dhe celularët në dyqanin e operatorit telefonik

22:49, 21/11/2018
A+ Aa A-

Tre persona të maskuar dhe me armë kanë

Grabitet mbrëmjen e sotme dyqani i një operatori telefonik në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 përgjatë bulevardit Vlorë – Skelë dhe mësohet se kanë qenë tre persona të maskuar dhe me armë.

Në momentin kur ka ndodhur grabitja, po bëhej mbyllja e dyqanit. Maskat kanë kërcënuar dy punonjëset duke marrë para dhe telefona celularë.

Zona ku ka ndodhur grabitja është në rikonstruksion, e pa frekuentuar gjatë kësaj periudhe, pasi rruga është bllokuar për punimet.

Policia është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco