FOTO/ Kapet shqiptari në Greqi, qeni i gjeti drogën e fshehur në makinë

FOTO/ Kapet shqiptari në Greqi, qeni i gjeti drogën e fshehur në makinë

16:27, 21/11/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar është ndaluar nga policia greke, i akuzuar për transport lënde narkotike me qëllim trafikimin.

Sipas medieve greke, mësohet se 34-vjeçari u ndalua në aksin rrugor Janinë – Kozani, në vendin e quajtur Eleusa, në afërsi të qytetit të Janinës. Gjatë kontrollit të mjetit që ai drejtonte u desh aktivizimi i qenit të kërkimit të drogës me emrin “Nero”.

Në vende të ndryshme brenda mjetit u gjetën 39 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 19,9 kilogramë. Lënda narkotike ishte fshehur në gomat e makinës, nën parafangot, te motori dhe nën tapicerinë e sedileve të pasme.

Policia sekuestroi mjetin me të cilin transportohej lënda narkotike si dhe dy telefona celularë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco