Atentati në Shkodër, zbardhen detajet... Si u vra 40-vjeçari me 7 plumba

Atentati në Shkodër, zbardhen detajet... Si u vra 40-vjeçari me 7 plumba

16:15, 21/11/2018
A+ Aa A-

Atentati ndaj Fatos Ferracaku ishte i mirëorganizuar, ndërsa, sipas hetuesve, ndaj 40-vjeçari janë derdhur 7 plumba.

Të njëjta burime saktësojnë se 2 plumba Ferracakun e kanë goditur në kokë, ndërsa të tjerët në trup dhe krahë.

Hetuesit kanë në dorë edhe pamjet filmike të kësaj vrasje, që tronditën Shkodrën, pasi ndonjë në mes të ditës dhe në një zonë të populluar.

Sipas burimeve nga grupi i hetuesve, mësohet se në pamjet filmike shihet një motor i bardhë, tip TMAX 550 kubik, në të cilën ndodhen dy persona, me skafandra në kokë.

Personi i ulur mbrapa, i veshur me xhup të kuq, pantallona të zeza dhe skafandër të bardhë, zbret nga motori dhe pasi i afrohet 40-vjeçarit hap zjarr, ndërsa personi tjetër, me skafandër në kokë dhe rroba të zeza qëndron mbi motor në pritje të autorit të vrasjes. 

Disa minuta pasi ndodhi ngjarja, motori i përdorur në ngjarje, u gjet i djegur plotësisht në lagjen “Guerile”.

Kjo mënyrë por dhe se si ka vepruar vrasësi krijojnë bindjen te hetuesit se kemi të bëjmë më vrasës profesionistë dhe sipas tyre është “e njëjta dorë” dhe në disa atentate të tjera të ndodhura në këtë qytet. 

Ndërsa për pistën që po hetohet, mësohet se ajo lidhet me dyshimet se Fatos Ferracaku ka pasur djeni për konfliktet e kushëririt të tij, Arjan Ferracaku, i cili u vra po në Shkodër, më 1 shtator të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco