Zbulohet diagnoza e Kostandin Xhuvanit, Burgjet: Ankohej për këputje trupore dhe ...

Zbulohet diagnoza e Kostandin Xhuvanit, Burgjet: Ankohej për këputje trupore dhe ...

14:41, 21/11/2018
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se Kostandin Xhuvani, i dënuari për vrasje, ndodhet në spitalin e Burgut pas një operacioni, sepse u "paraqit i zbehtë, ankohej për këputje trupore dhe dhimbje rektale" duke zbuluar kështu diagnozën e tij.

Drejtoria e Burgjeve tha se 'Xhuvani është hospitalizuar në Spitalin e Burgut për disa probleme shëndetësorë, me diagnozë Nodus hemoroidal, me kartelë klinike 407.

Në momentin e pranimit në Spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankohej për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësoreme mjekun specialist proktolog të ‘ QSUT Nënë Tereza’, ku ka rezultuar me:

- Anemi(Hb 8mg/dl).

- Prolaps hemoroidal.

Në këto kushte, mjeku specialist ka kërkuar ekzaminimin mjekësor sigmoidoskopi. Në datën 04.11.2018, është realizuar ky ekzaminim dhe konsulta me mjekun specialist, ku është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT ‘Nënë Tereza’, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve,"- përfundon njoftimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Moza21/11/2018 15:10

Mund te dime kuptimin e fjales hospitalizuar?

Shto koment

Denonco