Tentoi të dërgonte armë më postë në Britani, ja si vite burg kërkoi prokuroria

Tentoi të dërgonte armë më postë në Britani, ja si vite burg kërkoi prokuroria

14:24, 21/11/2018
A+ Aa A-

Reth dy vjet me parë u kapën armë që kishin destinacion Britaninë me anë të postës. U arrestua një person për të cilin gajtë ditës së sotme prokuroria ka kërkuar 12 vite burg

Saimir Çullhajn,  tentoi të trafikonte armë me anë të postës nga Aeroporti i Rinasit. Armet e kapura rreth dy vjet më parë kishin destinacion Britaninë e Madhe. 

Operacikoni nga i cili u arrstua Çullajt u quajt në atë kohë “Delivery”.

Sajmir Çullhaj u arrestua nga policia, pasi gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në pakot e postës DHL, brenda të cilave gjendeshin pjesë kallashnikovi.

Në korrik të 2017 Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 32 vjeçarin nga Shijaku Saimir Çullhaj.

Në të njëtnë kohë gjatë operacionit policor u kap dhe një sasi droge. Të arrestuarit, gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit  i'u gjetën  në trup 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco