Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Shkatërrohet rrjeti i drogës me miliona euro pasuri, kush janë dy shqiptarët e arrestuar

Shkatërrohet rrjeti i drogës me miliona euro pasuri, kush janë dy shqiptarët e arrestuar

09:32, 21/11/2018
A+ Aa A-

Lumenj marihuane dhe lumenj parash, mbledhur nga gjimnazistë dhe studentë në Itali, kanë pasuruar një organizatë kriminale, në përbërje të së cilës kanë qënë edhe dy shqiptarë. Midis dy të arrestuarve nga një operacion ndërkombëtar droge, janë arrestuar Harient Helmi, 22 vjeç në Mira dhe Leonardo Staka, 26 vjeç në Selvazzani.

Policia i sekuestroi organizatës gati 1 milion euro, që dyshohet se janë fituar nga tregtia e drogës.

Në përgjimet që u ka bërë policia, tregtarët e vegjël dëgjohen tek shprehen se duan ta zgjerojnë aktivitetin e tyre me kokainën, pasi bëjnë më shumë para se me marihuanën dhe hashashin.

Nëse shihen fotografitë e të rinjve shpërndarës droge, të hedhura në rrjetet sociale, njeri prej tyre feston ditëlindjen duke marrë me qera një limuzinë dhe tjetri që i jep një makine Audi të re.

Drogën e blejnë për pesë euro gramin dhe e shesin dy herë. Arrin nga Spanja, kultivohet në sera speciale dhe është aq e mirë sa për ta mundur konkurenten shqiptare.

Droga shitej tek nxënës dhe studentë në shkolla dhe mjaft prindër qenë ankuar për atë që po ndodhte.

Dje, karabinierët në Venecia, Padova, Vicenza, Treviso dhe Battaglione, me mbështetjen e njesive të policisë lokale të Mira, arrestuan veç shqiptarëve,  italianë, rumunë dhe një çift moldav, të cilit iu sekuestrua bashkë me paratë, edhe apartamenti./SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco