Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

I gjenden armë e municione në banesë, arrestohet 41 vjeçari. Emri

I gjenden armë e municione në banesë, arrestohet 41 vjeçari. Emri

09:23, 21/11/2018
A+ Aa A-

Eshte arrestuar një person në Dibër pasi në banesen e tij janë gjetur armë dhe municione luftarake.

Poseduesi i tyre ka qenë edhe më parë i dënuar për plagosje te lehtë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Mbante armë zjarri pa leje dhe municione në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia
 
Sekuestrohet  arma zjarrit tip automatik dhe 950 copë  fishek
 
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :
 
Altin Mera, 41 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Dibër (i dënuar më parë për plagosje e lehtë).
 
Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, si dhe me qëllim  parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme kriminale,  shërbimet e policisë kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur  një armë zjarri automatik, me dy krëhëra të mbushur me fishek, si dhe një sasi municioni prej  950 copë fishek të fshehura në një çantë, të cilat  i mbante pa lejen e organeve kompetente.
 
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik  model 56, dhe sasisa e municionit.
 
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër,  për veprën penale " Mbajtje pa leje dhe prodhimi i  armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco