Skandali i anulimit konkursit për komisar/ Reagon policia

Skandali i anulimit konkursit për komisar/ Reagon policia

17:05, 20/11/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike gjatë ditës së sotme një denoncim, ku thuhet se zv/drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ka falsifikuar vendimin për anulimin e konkursit për Komisar.

Sipas denoncuesit, Aida Hajnaj nuk ka qenë në Shqipëri ditën e anulimit të konkursit.

Pas këtij denoncimi të publikuar më pas nga SYRI.net, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Sipas policisë, Hajnaj nuk ka qenë pjesë e komisionit të konkursit për Komisar, por vetëm pjesë e komisionit që kualifikonte kandidatët që do të merrnin pjesë në këtë konkurs.

Policia thotë se Hajnaj ka qenë pjesë e komisionit për ‘kriteret për fitimin e gradës’

1. Për fitimin e gradës “Nënkomisar” deri në “Drejtues i parë” punonjësi i policisë duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

a) të ketë vlerësim të aftësive individuale të punës jo më të ulët se 70 për qind të vlerësimit të përgjithshëm;

b) të përmbushë kriteret për pozicionin e punës;

c) të jetë parashkruar masa disiplinore për shkelje të rëndë, sipas afatit të përcaktuar në këtë ligj; ç) të ketë përfunduar ciklin e parë të studimeve në arsimin e lartë;

d) të ketë përfunduar trajnimin e detyrueshëm për gradë;

dh) të mos ketë filluar ndaj tij procedimi penal;

e) të mos ketë filluar ndaj tij procedimi disiplinor për shkelje të rëndë; ë) të plotësojë kohën e qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco