Vrasjet në Shkodër/ Policia hedh versionin e ri: Autorët, jo shqiptarë

Vrasjet në Shkodër/ Policia hedh versionin e ri: Autorët, jo shqiptarë

16:19, 20/11/2018
A+ Aa A-

Hetimet për shtatë vrasjet e muajve të fundit në Shkodër, mësohet se janë shtrirë edhe në Malin e Zi. Mësohet se hetuesit shqiptarë që merren me vrasjet në Shkodër po bashkëpunojnë me homologët e tyre malazezë. Ka dyshime të forta që ekzekutuesit mund të jenë nga Mali i Zi.

Burime të besueshme bëjnë të ditur, se pala shqiptare ka marre kontakte me atë malazeze,  ku edhe atje, njësoj si në Shkodër ka përplasje të forta mes grupeve kriminale dhe se ekzekutimet e kryera në Mal të Zi duken të ngjashme me ato të qytetit verior shqiptar. Në tre ekzekutime në Shkodër, autorët më pas kanë djegur automjetet. E njëjta mënyrë është aplikuar edhe në disa vrasje në Malin e Zi.

Grupi hetimor, i cili është ngritur për të hetuar vrasjet e Shkodrës beson se një pjesë e krimeve janë realizuar nga vrasës profesionistë të paguar që vijnë nga vendi fqinj. Ata janë të panjohur dhe më pak të gjurmueshëm.

Ka dyshimet të forta se jo vetëm grupet kriminale në Shkodër kanë lidhje me grupet në Malin e Zi. Disa ditë më parë në qendër të Shkodrës u ekzekutua Fatos Ferracaku, kushëri me një tjetër të ekzekutuar me herët, Arjan Ferracakun.

Mbrëmjen e së hënës një pjesëtar i bandës famëkeqe malazeze Kavaçki, Veselin Kaleviç u ekzekutua  në Podogoricë.  Autorët më pas dogjën mjetin.

Në të dy këto ngjarje, autorët braktisën mjetin në flakë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco