Vrasja e Ibrahim Bashës, Avokati: Të dënurait koka turku, vrasësi akoma i lirë

Vrasja e Ibrahim Bashës, Avokati: Të dënurait koka turku, vrasësi akoma i lirë

15:32, 20/11/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Krimeve të rënda ka lënë në fuqi vendimin për grupin e të rinjvë nga Lazarati që akuzohen për grup të strkturuar kriminal pas vrasjes se ish policit të forcave speciale në Lazarat.

Pasi është dhënë vendimi nhga Apeli i Krimeve të Rënda që la në fuqi vendimin për dosjen “Lazarati 2”, që u shoqërua me tensione të mëdha në sallën e gjyqit, ka reaguar edhe avokati mborjtës.

Bashkim Nikolla deklaroi se të pandehurit janë bërë koka turku. Sipas tij, vrasësi i efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, është i lirë.

Avokati Nikolla gjithashtu deklaroi se familjarët e të dënuarve do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë.

“Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë. Apeli s’na dha as gjykimin e shkurtuar. Një e drejtë e fituar nuk është e drejtë e mohuar, humbëm te drejtën e gjykimit të shkurtuar. Ngjarja nuk është hetuar dhe s’eshte marre vendimi të hetohet per vrasjen e Bashes. Asnje hetim, asnjë pyetje asgjë eshte vrare me nje plumb tjetër. Ne menyre te tille që godasin vetëm snajpera. Nuk është vonë që çështja të kthehet. Dhuna nuk duhej të ndodhte, por psikologjikishit kane qenë shumë rënde. 11 koka turku, vrasësi i Ibrahim Bashës është ende i lirë”, tha avokati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco