Zhduket peshkatari në Pogradec

Zhduket peshkatari në Pogradec

14:41, 20/11/2018
A+ Aa A-

Një peshkatar është zhdukur pa asnjë shenjë.

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, kur që në mëngjes peshkatari ka dalë me varkë në liqen, por familjarët kanë humbur kontaktet me të.

58-vjeçari me iniciale D. M., banues në fshatin Memëlisht, rezulton i zhdukur që prej mëngjesit të sotëm në qytetin e Pogradecit.

Sipas policisë mëngjesin e kësaj të marte, 58-vjeçari ka dalë për të peshkuar në liqen dhe nuk është kthyer në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco