Vendimi i Gjykatës së Fierit, Çollaku: Pafajësia e Zaganit është çeshtje kohe

Vendimi i Gjykatës së Fierit, Çollaku: Pafajësia e Zaganit është çeshtje kohe

14:18, 20/11/2018
A+ Aa A-

Pas publikimikt të një vendimi gjykate që e dënonte Dritan Zaganin me 4, 5 vite burg ka reaguar gazetari investigativ Basir Çollaku.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ reaguar pas vendimit të Gjykatës së Fierit për të dënuar ish-oficerin e antidrogës Dritan Zaganin për ‘shpërdorim detyre’.

 “Pafajesia e Zaganit do te jepet nga nje gjykate qe nuk e ka zyren ne Keshillin e Ministrave..Pafajesia e Dritanit eshte çeshtje kohe dhe jo ligjore”, shkruan Çollaku.

Sipas tij kur Zagani të vendosë ta publikojë vendimin e dënimit të tij, do të dalin “xhevahiret e pathena te gjykates dhe Prokuroreve ne 5 vite”.

Ja postimi i tij i plotë  në facebook:

Pafajesia e Dritan Zaganit eshte çeshtje kohe jo ligjore.

Dritan Zagani denohet nga Gjykata e Shkalles se Pare Fier, me 4.5 vite burg sepse “shperdorimi” i detyres prej tij ka sjell arrestime teafikantesh dhe sekuestro droge.

Tani duhet ta denojne dhe per kallzimin e vellezerve Habilaj dhe kusheririt te tyre Sajmir Tahiri. Te paret jane ne burg ne Itali per trafik droge dhe ish-ministri ne hetim po per trafik droge nga Krimet e Renda. Vendimi kur Tani te vendose ta publikoje do te nxjerre xhevahiret e pathena te gjykates dhe Prokuroreve ne 5 vite.

Pafajesia e Zaganit do te jepet nga nje gjykate qe nuk e ka zyren ne Keshillin e Ministrave..Pafajesia e Dritanit eshte çeshtje kohe dhe jo ligjore. Argumentet, provat dhe faktet jane pro tij. Prokuroret dhe gjykatesit jane nenshtruar vettingut dhe Edi Ranes nepermjet sekretarit te tij qe ka vete telashe..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco