VIDEO/ U ndalua pas grabitjes së 500 mijë eurove në Maltë, shqiptari në gjykatë…..

VIDEO/ U ndalua pas grabitjes së 500 mijë eurove në Maltë, shqiptari në gjykatë…..

13:22, 20/11/2018
A+ Aa A-

Bektash Muka që është arrestuar, pas një grabitje spektakolare në Maltë, ku arriti të merrte 500 mijë euro bizhuteri ka dalë para gjykatës. Ai akuzohet për kërcënim me armë, armëmbajtë pa leje, hyrje në ambiente të kufizuara dhe për posedim të drogës.

Por përveç katër akuzave, ai dyshohet se është autori i grabitjes që ndodhi pak kohë më parë në Maltë, shkruan Panorama.

Bektash Muka, 27-vjeçari nga Tirana që u arrestua  në Maltë, është i njohur edhe në Shqipëri, kryesisht për përplasjet me Policinë në kryeqytet. Dy herë brenda vitit 2016, ai është arrestuar se ka kundërshtuar forcat e rendit, në një rast mbante edhe pistoletë me vete.

Në shtator të dy viteve më parë, emri i tij doli në skenë pasi përplasi makinën e tij tip “BMË X6” për shkak të shpejtësisë, pasi nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar. Policia njoftoi në atë kohë se në rrugën “Sami Frashëri” shërbimet e Njësisë “Shqiponja” i kishin bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS. Muka ishte në ndjekje pasi dyshohej se ishte përfshirë në një konflikt dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë.

Ai vazhdoi rrugën duke shtuar shpejtësinë dhe u ndalua vetëm pasi u përplas me murin rrethues të një banese private në rrugën “Prokop Mima”. Por ky nuk ishte rasti i parë që ai nuk u bindej policëve. Edhe në shkurt të të njëjtit vit, kur “Shqiponjat” e ndaluan për kontroll, ai tentoi të largohej duke përplasur edhe furgonin e Policisë, ndërsa me vete iu gjet një pistoletë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco